Që nga fillimi i luftës me Ukrainën, qeveria ruse ka trefishuar fondet e saj për mediat shtetërore.
Gjatë periudhës janar-mars, 17.4 miliardë rubla u ndanë nga buxheti federal nën artikullin “Massmedia”.
Vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë, kjo shumë arrinte në 5.4 miliardë rubla.
Kështu shkruan gazeta investigative ruse “The Insider”.
Shumica e fondeve të shpërndara u shpenzuan në mars, gjatë fazës aktive të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“11.9 miliardë rubla u ndanë nga buxheti – dy herë më shumë se në janar dhe shkurt së bashku (5.5 miliardë)”, vëren analiza e gazetës.
Shpenzimet për median tejkalojnë edhe tregues të tillë si financimi i ushtrisë (rritur me vetëm 11 për qind në 824 miliardë rubla).
Apo, shpenzimet për sigurinë kombëtare dhe zbatimin e ligjit (rritur me 5.6 për qind në 501.6 miliardë rubla).
Madje edhe shpenzimet për mbështetjen sociale, shkruan “The Insider”, pavarësisht krizës dhe inflacionit, u rritën me vetëm 6.5 për qind (1.719 trilion rubla).
Sipas ligjit për buxhetin e shtetit, saktëson gazeta ruse, 114.8 miliardë rubla duhet të ndahen për financimin e mediave në një vit.
Fondet
Insider zbulon se 28.7 miliardë janë dhënë për ANO “TV News”.
Ndër të tjera, 25.2 miliardë – për “VTRK”, 1.73 miliardë rubla – për “Televizionin Publik të Rusisë”, 1 miliard – për qendrën televizive “Ostankino”.
Lista vijon me 6 miliardë – për “Kanalin e Parë”, 1.8 miliardë për “Yllin”.
Gjithashtu në formën e një subvencioni kolektiv janë shpërndarë 7.5 miliardë rubla për Kanalin e Parë, NTV, TRK “Petersburg”, “TV Center” dhe “Carousel”.
9.3 miliardë rubla do të shpenzohen për MIA “Rusia Today” dhe 3.6 miliardë – për agjencinë shtetërore “ITAR-TASS”.
Në total, më shumë se 30 botime janë bllokuar ose mbyllur që nga data 24 shkurt, që përkon me fillimin e pushtimit rus të Ukrainës.
Roskomnadzor (Agjencia ekzekutive federale përgjegjëse për censurimin e mediave ruse) bllokoi faqet e “Medusa-s”, “Euronews-it”, “Mediazones”, “Caucasian Knot”, “BBC”, “Radio Liberty”, “DW” etj.
“Echo of Moscow” pushoi së punuari pas bllokimit dhe akuzave për publikimin e materialeve që bënin thirrje për aktivitete ekstremiste dhe “fake” për veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.
“Novaya Gazeta” raportoi ndërprerjen e punës pas paralajmërimit të dytë nga agjencia për shkak të përmendjes së një OJQ-je si “agjent i huaj pa shenja”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE