Erërat e forta, të shtunën e 2 prillit, dyshohet të kenë dëmtuar një pjesë të murit të jashtëm (fasadës) të ndërtesës së Klinikës së Nefrologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një gjë e tillë është konfirmuar përmes një videoje, e dërguar në redaksinë e Albanian Post, nga një lexues.
Në videon në fjalë shihet qartë momenti i shkëputjes së pjesës së jashtme të murit (fasadës), e cila ka rënë në tokë nga një lartësi prej afro 10 metrash.
Bazuar në videon e dërguar në redaksinë e Albanian Post, shihet edhe prania i një ekipi të zjarrfikësve të cilët ishin në krye të detyrës duke u përpjekur ta ndalonin shkëputjen pjesës së jashtme të murit dhe njëkohësisht sigurimin e zonës.
Gjatë shkëputjes së murit, nuk është parë prania e ndonjë kalimtari të rastit ndërsa muri gjatë rrëzimit ka dëmtuar telat e rrymës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Kusari-Lila: S’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit