Takimi i parë i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për të hetuar krimet e luftës të Rusisë të kryera gjatë agresionit kundër Ukrainës do të mbahet të hënën e 7 marsit në Hagë.
Lajmi u bë i ditur nga Fjodor Venislavsky, anëtar i Komitetit të Radës së Verkhovna-s për Sigurinë Kombëtare, Mbrojtjen dhe Inteligjencën.
“Ne tashmë e dimë, se sot do të jetë hapi i parë për të dhënë një vlerësim ligjor të krimeve të luftës të Federatës Ruse brenda komunitetit ndërkombëtar. Ka disa procese paralele që mund të përdoren si një vlerësim i krimeve të Rusisë dhe lidershipit të saj në territorin e Ukrainës”, vuri në dukje deputeti.
Ai kujtoi se ICC-ja po shqyrton krimet e luftës.
Kujtojmë që kjo gjykatë udhëhiqet nga Statuti i Romës.
Ukraina e ka pranuar që Statuti i Romës nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Venislavsky shpjegon se aktualisht institucionet ukrainase po punojnë për një paketë dokumentesh që do të bëjnë të mundur ratifikimin e Kartës së Romës shumë shpejt.
Ai theksoi se krimet e luftës nuk kanë parashkrim. Ata që japin urdhra kriminale, sipas tij, dhe ata që i zbatojnë do të jenë objektiva të ndjekjes penale në territorin e çdo vendi që ka ratifikuar Kartën e Romës.
“Ne do të kemi rezultatet brenda disa muajve, një viti, apo edhe disa vitesh, sepse ky është një aktivitet shumë i plotë. Por ne do të kemi rezultatin në formën e vendimeve specifike të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për kriminelët rusë të luftës”, ravijëzoi në përmbyllje Venislavsky.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
PD-ja italiane – pas fjalëve të Ramës – i kërkon Melonit të ndalojë fondet për kampin e emigrantëve në Shqipëri
-
Nagavci hap tender për ekspert që monitoron kritikat e mediave
-
I shkarkuar apo në detyrë? – KLP vendos të hënën për fatin e Alfred Ballës
-
Krasniqi letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme