Fill pas mesnate është përgjakur aksi rrugor Fushë Krujë-Milot, ku si pasojë e një përplasje fatale mes dy mjeteve kanë humbur jetën katër persona.
Konkretisht jetën e kanë humbur dy drejtuesit e mjeteve – A. D., 39 vjeç, A. A., 30 vjeç – dhe dy pasagjerë – shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi 30-vjeçari.
“Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç”, thuhej në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi 30-vjeçari, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Votimi me aplikacion – i munduri dhe i duhuri për diasporën shqiptare – sipas Celibashit
-
Ka vonesë në kuptimin e rrezikut të rrjeteve mafioze shqiptare, thotë prokurori italian
-
Macron thotë se trupat do të qëndrojnë në Kaledoninë e re për aq kohë sa të jetë e nevojshme
-
BE-ja zor se do t’i largojë masat ndaj Kosovës pas “operacionit përshkallëzues” në veri