Shqipëria

Presidentja e Sllovenisë vjen në Shqipëri, takon Begajn dhe mban fjalë në Kuvend


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të presë këtë të enjte, homologen sllovene Nataša Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në orën 10:00 zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.

Presidenti i Republikës Begaj dhe Presidentja sllovene Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

Nga ana tjetër, në orën 14:00 Kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme në nder të presidentes sllovene, e cila do të mbajë edhe një fjalim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore