Ekipi olimpik i Kosovës, i cili përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, pritet të rikthehet në Prishtinë sonte (e premte).
Sportistët që përfaqësuan Kosovën në LOD, pritet të arrijnë në ora 19:30 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ekipi përbëhet nga skitarët: Albin Tahiri e Kiana Kryeziu, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.
Kujtojmë që Albin Tahiri ka zënë vendin e 37-të në disiplinën e sllallomit në skijim gjatë kësaj Olimpiade Dimërore.
Skitari kosovar ishte i 44-ti në lëshimin e parë, ndërsa në të dytin bëri ngritje fantastike, ku doli i 15-ti, falë edhe largimit nga shtegu të disa prej garuesve.
Ndërsa, përfaqësuesja tjetër nga Kosova, Kiana Kryeziu, u bë femra e parë që përfaqësoi Kosovën në Lojëra Olimpike Dimërore.
Skitarja 17-vjeçare debutoi në disiplinën e sllallomit të madh, e cila zuri vendin e 49-të nga 82 garues.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE