Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shkruar në profilin e tij në Instagram “rroftë miqësia e çeliktë mes Serbisë dhe Kinës”, pasi ishte për vizitë dy ditore në këtë shtet dhe ka paralajmëruar nënshkrimin e një Marrëveshje për Tregti të Lirë, në të cilën ka theksuar avantazhet e ofrimit të një tregu kaq të madh dhe të fuqishëm për Serbinë.
“Kur ofroni një treg të madh dhe të fortë si Kina, akses të lirë në një treg të tillë, ku mund të konkurroni, ku nuk ka kufizime mbi doganat dhe çdo taksë, atëherë nuk kemi problem që t’i sigurojmë një punë të madhe, nga “Budimka” e deri te çdo fabrikë tjetër për përpunimin e pemëve dhe perimeve në vendin tonë, te të gjithë verëtarët tanë, të gjithë prodhuesit tanë të rakisë”, tha presidenti Vuçiç.
Ai theksoi se “ne do të përmirësojmë cilësinë dhe do të marrim para në mënyrë që të mund të investojmë, të rifillojmë prodhimin dhe t’i ndihmojmë njerëzit të arrijnë fitore të reja të mëdha”.
Vuçiç ka takuar mëngjesin e së shtunës Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, ku kanë biseduar për tema strategjike, përfshirë edhe Kosovën.
Ndërkaq Presidenti i Kinës vuri në dukje se të dy vendet duhet të zhvillojnë marrëdhënie strategjike me një perspektivë afatgjatë dhe të mbështesin fuqimisht interesat jetike të të dy vendeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nis takimi i Osmanit me nënsekretaren amerikane Elizabeth Allen
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nis takimi i Osmanit me nënsekretaren amerikane Elizabeth Allen