Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 60 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 12 mijë e 736 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 28 mijë e 372 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 4 mijë e 209 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 153 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një ngritje të lartë të numrit të të infektuarve dhe se situata epidemike në vend është shumë e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 13 mijë e 928 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 757 mijë e 714 raste të infektimit.
Kurse shkalla e vdekshmërisë është 0.79 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 5 shkurt 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 302 mijë e 346 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Nga presionet politike te krimi i organizuar, bilanci i Altin Dumanit te “Ligjet”
-
Gjiknuri: I qëndrojmë variantit të votimit me postë për Diasporën
-
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën: Precedentët e mëparshëm dhe pse asgjë nuk ndryshon
-
PDK po dëshiron ta shmang elefantin në dhomë – Asociacionin