“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha një shembull për rajonin me marrëveshjen e Prespës, duke konsoliduar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.
Ky ka qenë reagimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një postim në median sociale Twitter për dorëheqjen e Zaev-it si kryeministër.
Borrell duke shprehur mirënjohjen për Zaev-in dhe punën e tij theksoi se, “ishte kënaqësi të punoja me ju, pres me padurim avancimin e mëtejshëm të rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, në të cilën e keni ankoruar fort vendin, me qeverinë e ardhshme”.
Prime Minister @Zoran_Zaev set an example for the region with the #Prespa agreement, consolidating good neighbourly relations. It was good working with you, I look forward further advancing North Macedonia’s EU path, on which you firmly anchored the country, w/the next government
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 23, 2021
Lajmi për dorëheqjen zyrtare të Zaev u dha gjatë konferencës për shtyp gjatë samitit në kuadër të “Open Balkan” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç të martën e 21 dhjetorit.
Më 22 dhjetor Zaev ka nënshkruar dokumentin e dorëheqjes nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 31 tetorit, Zaev njoftoi se do të japë dorëheqje jo vetëm nga posti drejtues në Bashkimin Social Demokratik (LSDM) në pushtet, por edhe nga posti i kryeministrit.
Më 12 dhjetor, ish-zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski u zgjodh kryetar i LSDM-së.
Ky i fundit pritet të jetë edhe kryeministri i ardhshëm për të formuar një qeveri të re nga një tjetër formacion shqiptar, me “Alternativën” e Afrim Gashit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Texas-i fal ushtarin amerikan që qëlloi protestuesin e Black Lives Matter
-
Plagosje në Prizren, i dyshuari në arrati
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE
-
Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE