Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 20 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë person të vdekur.
Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 870 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 12 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 322.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar dy mijë e 74 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 875 mijë e 451 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 778 mijë e 403.
Një ditë më parë, më 21 dhjetor, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia: Rreth 74 milionë dinar janë konfiskuar në Veri
-
Kurti ka dhënë dorëheqje, s’është më i interesuar për punë, thotë Abdixhiku
-
Mosanëtarësimi në KiE: Kurti s’flet për dështimet – sidomos nëse s’mund t’i fajësojë rivalët politikë
-
Aksioni në Veri, Vuçeviç: Për shkak të dështimit në KiE, Kurti po kërcënon mbijetesën e serbëve