Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për media ka thënë se partia e tij do ta mbështeste kryetarin e partisë Alterntiva, Afrim Gashin si kryeministër të përkohshëm të vendit, në vend të Dimitar Kovaçevskit.
Mbështetjen për Gashin, Mickoski e ka ofruar me kusht që vendi pastaj të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Këtë mund ta shohim nëse inkurajohen dhe e përkrahin idenë e VMRO-DPMNE-së që të dalim në zgjedhje”, ka deklaruar mes tjerash Mickoski.
Mickoski po ashtu ka thënë se pret që ky propozim të mbështetet edhe nga partitë opozitare shqiptare.
“Pres që edhe opozita shqiptare ta mbështes këtë propozim dhe pres që edhe Ali Ahmeti dhe BDI do ta propozojnë dhe ta mbështesin Afrim Gashin në vend të Dimitar Kovaçevskit për mandatar të ardhshëm të Qeverisë së Maqedonisë”.
“Nëse nuk i kanë 61 deputetë, VMRO-DPMNE-ja do të jetë në dispozicion që të kenë 61 deputetë, që t’i mundësojmë Afrim Gashit që të lëviz dhe ta zgjidh krizën energjetike dhe ekonomike”, është shprehur kreu i VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, në një paraqitje televizive ka thënë se nëse ai propoon një kandidat shqiptarë për kryeministër, a do të pranoj Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit.
Menjëherë BDI i ka reaguar Mickoskit duke i thënë se do ta mbështesin një propozim të tillë.
“Nëse fitoni zgjedhjet, propozoni një kryeministër shqiptar, ne do t’ju mbështesim”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Në rast se merr votat e nevojshme, Gashi do të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit