Rep artisti nga Shqipëria, Rigels Rajku, i njohur me nofkën si – Noizy është liruar nga mbajtja pas arrestimit disa orësh të mbrëmjës së 15 dhjetorit në pikën kufitare në Vërmicë.
Mësohet se Noizy kishe urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me problemin që kishte shkaktuar më 2016, kur në parkingun e një hoteli në Prishtinë, ishte rrahur.
Përleshshja mes dy palëve, OTR nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova, pati bërë bujë edhe në mediat rozë, teksa vetë Noizy kishte mbetur i plagosur në këmbë.
Gjithsesi, më vonë të dy grupet ishin pajtuar duke vendosur ta lënë pas të kaluarën.
Përndryshe, Noizy ishte arrestuar në mbrëmjen e 15 dhjetorit në pikën kufitare në Vërmicë.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa ka bërë të ditur se ndaj Noizy-t ka qenë aktive një urdhërese gjykate që qoi edhe në arrestimin e yllit të hitit “OTR me zemër”.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës”.
“Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë Ahmeti.
Së fundmi, Noizy, ka qenë në një vizitë disa ditore në Zvicër, nga ku ka publikuar fotografi të ndryshme dhe vetëm para pak orësh ka publikuar një video në Instagram, ku tregonte se ishte duke udhëtuar me avion.
Ndryshe, projekti i fundit i publikuar nga Noizy mbetet “Bonjour Madame”, ku ishte mysafir i rep artistit kosovar, Mozzik.
Kënga shpejt u shndrua në hit dhe aktualisht numëron hiq më pak se 17 milionë klikime në platformën e YouTube.
https://www.youtube.com/watch?v=JR2-H5907Mo
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Llucija, pastiçeria që për çerek shekulli ëmbëlsoi jetët e prishtinasve
-
Melinda French Gates shfaqet si rrallë herë me djalin Rory në darkën shtetërore të Shtëpisë së Bardhë
-
Sarah Ferguson thotë se “bashkimi i familjes është çelësi” mes trajtimeve të kancerit të mbretit Charles dhe Kate Middleton
-
Cassie reagon për herë të parë, pas videos virale ku shihej duke u dhunuar nga Diddy
Lajmet kryesore
-
Kurti kërkoi vazhdimisht ekstradimin e Radojiçiç-it – por krimineli u lejua të largohej nga Banja “pas negociatave”
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin javor – 9 arrestime, mijëra gjoba dhe bllokime automjetesh
-
Furtunë mbi djalin e Netanyahut, pasi ai poston një video të një ushtari që kërcënon ministrin e Mbrojtjes
-
Interesim i lartë edhe në Milano – Shqiptarët e Italisë presin Ramën