Kosova

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen


Lord Mark Lancaster

Lord Mark Lancaster, gjatë prezantimit të draft-raportit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në të cilin përmendet Kosova, ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, derisa u ka kërkuar aleatëve që për avancim të statutit të Kosovës në Aleancë të konsultohen mes vete.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai, transmeton televizioni publik.

Përveç kësaj, Lancaster ka kërkuar edhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Teka ka prezantuar draft-raportin, përfaqësuesi britanik ka folur edhe për armatimet që Serbia i merr nga Rusia, të cilat i ka quajtur destabilizuese për rajonin.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, shtoi.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën që oferton armë Serbisë, por të gjitha këto veprimi i ka konsideruar “jo transparente”.

Draft-raporti i përgatitur nga përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, Lord Mark Lancaster, u paraqit para Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili i kushtohet kryesisht Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, ku trajtohen sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti.

Në këtë raport, ndër të tjera aty thuhet se viti 2023 dëshmoi një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në Veri të Kosovës, të cilat ishin alarm për liderët perëndimorë për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor.

Tutje, thuhet se mungesa e marrëdhënieve të normalizuara mes Prishtinës dhe Beogradit “po mbjellin kërcënimin e konfliktit serioz me implikime të mundshme rajonale”. “Si përgjigje, aleatet përforcuan misionin e tyre të KFOR-it”.

Çfarë do të thotë për Kosovën avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore