Lajme

Helikopteri i Pashinyan bën ulje emergjente, shkak moti i keq


Helikopteri me të cilin udhëtonte kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka bërë një ulje të detyruar teksa ishte drejtuar për në qytetin Tashir.

Sipas një njoftimi, shkak për këtë janë bërë kushtet tejet të vështira atmosferike. Ndaj, me qëllim për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, është vendosur që helikopteri të kryejë një ulje emergjente.

Më pas, ka qenë vetë kryeministri armen, ai i cili përmes mediave sociale ka sqaruar se gjithçka është në rregull dhe se udhëtimi i tij për ku ishte nisur vijoi me makinë.

Kjo ngjarje vjen pasi një javë më parë, një aksident ajror për shkak të motit të keq i mori jetën presidentit iranian, Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, si edhe pesë pasagjerëve të tjerë në bord, mes të cilëve edhe një ministër azer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore