Me plot 3,6 % më shumë volum mallrash të ngarkuara dhe shkarkuara në porte gjatë muajit tetor të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, Shqipëria ka provuar një rritje të volumit të transportit të mallrave.
Sipas publikimit të fundit të Institutit të Statistikave në Shqipëri (INSTAT), rritje ka edhe për sa u përket periudhave të tjera, që prej vitit 2019.
Ndërsa përgjatë gjithë vitit 2021, rritja ka qenë më e dukshme deri në 17,1 %.
Në dhjetë muajt e parë të 2021-shit, janë transportuar 415 mijë ton mallra.
Vetëm gjatë tetorit, volumi ka qenë në 4 mijë e 90 ton.
Transporti hekurudhor i mallrave nga ana tjetër, ka parë ulje gjatë tetorit.
Krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është ulur me 38,7 %.
Transporti me ajër ka parë po ashtu rritje, në masën 16,7 % për muajin tetor në dy periudhat vjetore.
Shifra e vërtetë befasuese është ajo e fluturimeve të kryera për transport mallrash, ku shënohet rritje prej 74,3 %, në krahasim me tetorin e kaluar.
Edhe në krahasim me vitet paraprirëse, ka rritje me 68 %.
Pjesën më të madhe e zënë ngarkesat tregtare detare, me 54, 7% të tyre. Vlera tërësore e tyre vetëm gjatë tetorit, është mbi 110 miliardë lekë.
Mbi eksportet, shumica e tyre kryhen me rrugë detare, duke u ndjekur nga ato me rrugë tokësore. Ajri dhe Hekurudha zënë pak vend.
Ndërsa, importet janë më të shumta nga deti, duke u ndjekur nga toka. Ajri dhe hekurudhat zënë vend më të vogël sërish.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjiknuri: I qëndrojmë variantit të votimit me postë për Diasporën
-
Begaj bisedë me Cameron: Vlerësim të veçantë për shtimin e trupave në KFOR
-
Nga presionet politike te krimi i organizuar, bilanci i Altin Dumanit te “Ligjet”
-
Deputetët e PD-së italiane, vizitë në Gjadër: Meloni të heqë dorë nga projekti, asgjë në 70 mijë metra katrorë