Ekspozita e zhvilluar për “çamët” në Shqipëri / Mediat greke: “Presidenti po provokon Greqinë”
“Provokuese! Ilir Meta u orientua në një ekspozitë, ku u prezantuan foto dhe harta me objekte të të ashtuquajturit ‘gjenocidi i çamëve’ edhe ‘pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia’”.
Kështu shkruhej në faqen e parë të medias greke “Protothema” për sa i përket ekspozitës kushtuar Çamërisë, e zhvilluar në gardhin rrethues të Institucionit të Presidentit të Shqipërisë.
“Konkretisht”, theksohet nga kjo media se, “sipas burimeve diplomatike, ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar një protestë të fortë dhe ka kërkuar menjëherë shpjegime nga zyra e presidentit shqiptar Ilir Meta lidhur me raportin në fjalë”.
“Protothema” më tej publikoi disa foto nga “ekspozita provokuese”, ku i pranishëm ishte dhe vetë Meta.
Në përfundim ata e mbyllin artikullin duke përmendur organizatrët e kësaj ekspozite. “Sipas ‘himara.gr’, ekspozita u organizua nga Fondacioni ‘Cameria Hasan Tahsini’ dhe Akademia ‘Rrënjët Shqiptare’, në bashkëpunim me ekspozitën ‘Vështrim historik etnokulturor i Pellazgjisë – Epirit – Thesproti – Tsamurisë’”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rrëzohet helikopteri ku ndodhej presidenti iranian, thonë mediat shtetërore
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës