Këngëtari i famshëm amerikan, Marilyn Manson, ka vendosur t’iu kundërpërgjigjet pretendimeve të ish- fejuarës së tij Evan Rachel Wood, e cila ditë më parë, me anë të një postimi në llogarinë e saj të Instagram, e ka etiketuar Manson si një “abuzues”.
Manson ka publikuar një fotografi në Instagram të cilën shkruan: “Natyrisht, arti im dhe jeta ime kanë qenë prej kohësh magnet për polemika, por këto pretendime të kohës së fundit rreth meje janë shtrembërime të tmerrshme të realitetit”.
“Marrëdhëniet e mia intime kanë qenë gjithmonë krejtësisht konsensuale me partnerë të cilët kishin mendime të njëjta me mua. Pavarësisht se si – dhe pse – të tjerët tani po zgjedhin të keqinterpretojnë të kaluarën, kjo është e vërteta”. shton ai.
Pas postimit të Wood-it, shtëpia diskografike “Manson Loma Vista Recordings”, ndërpreu lidhjet me të dhe lëshoi një deklaratë: “Në dritën e akuzave shqetësuese të sotme nga Evan Rachel Wood dhe gra të tjera që përmendin Marilyn Mansonin si abuzuesin e tyre, Loma Vista do të pushojë së promovuari më tej albumin e tij aktual”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lady Gaga zbulon se ka performuar në 5 koncerte teksa ishte e infektuar nga Coronavirusi
-
Celine Dion tregon betejën e saj të kthimit në skenë pas diagnozës së sindromës së personit të ashpër
-
Lista e 100 albumeve më të mira të të gjitha kohërave në Apple Music, Lauryn Hill kryeson tabelën
-
Sean ‘Diddy’ Combs përballet me një padi të re nga ish-modelja që pretendon se është “sulmuar seksualisht” nga ai
Lajmet kryesore
-
PD-ja italiane – pas fjalëve të Ramës – i kërkon Melonit të ndalojë fondet për kampin e emigrantëve në Shqipëri
-
Hapja e tenderit për monitorues të lajmeve, MASHT-i kërkon falje dhe arsyetohet me mungesë të stafit
-
I shkarkuar apo në detyrë? – KLP vendos të hënën për fatin e Alfred Ballës
-
Krasniqi letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme