Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka marrë ngjyrën rozë, në nderim të grave që po e luftojnë sëmundjen e kancerit të gjirit.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, u ka bërë thirrje të gjitha grave që të kontrollohen në mënyrë që ta parandalojnë këtë sëmundje.
“Biblioteka Kombëtare e Kosovës në rozë për të gjitha ato që po luftojnë sëmundjen e kancerit të gjirit, për ato që fituan betejën e si kujtim për ato që i humbëm”, ka shkruar Jahjaga.
“Bëni kontrolle të rregullta. Zbulimi i hershëm është mbijetesë”, shtoi ajo.
Jahjaga prej vitesh merr pjesë në aktivitete të ndryshme që zhvillohen gjatë muajit të vetëdijesimit për kancerin e gjirit.
Vitin e kaluar (2020), ajo mori pjesë në “Ping Pong Breast Cancer Table Tennis Tournament”, të organizuar nga Klubi i pingpongut Priping si dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta/Vita.
Muaji tetor në gjithë botën shënohet si muaj i ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ky muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia: Rreth 74 milionë dinar janë konfiskuar në Veri
-
Kurti ka dhënë dorëheqje, s’është më i interesuar për punë, thotë Abdixhiku
-
Mosanëtarësimi në KiE: Kurti s’flet për dështimet – sidomos nëse s’mund t’i fajësojë rivalët politikë
-
Aksioni në Veri, Vuçeviç: Për shkak të dështimit në KiE, Kurti po kërcënon mbijetesën e serbëve