E gjendur thellë në arktikun siberian, një këlyshe e vogël luani duket sikur fle qetësisht gjumë dhe një prekje e lehtë mund ta zgjojë atë. Gëzofin e ka disi të baltosur, por të plotë. Dhëmbët, lëkura dhe organet janë të mumifikuar, por të pacenuar.
Ajo sytë i ka mbyllur rreth 28 mijë vjet më parë, por dhëmbët i ka mjaftueshëm të mprehtë për të “kafshuar” ndonjë nga shkencëtarët që e zbuluan atë.
Një krijesë mbresëlënëse – e paprecedentë – e ruajtur në kushte perfektë falë acarit të Siberisë.
Simba siberiane, e emërtuar Sparta, ishte një prej dy këlyshëve që u gjetën në shpellë. Ato ngjasojnë me luanin e sotëm, por cilësohen si një specie më vete.
Fillimisht u mendua se këlyshët ishin vëlla e motër, duke qenë se u gjetën shumë pranë njëri-tjetrit. Por, një studim i ri, tregoi se ata dallonin me 15 mijë vjet njëri nga tjetra.
Këlyshi tjetër, i njohur si Boris, mund të datojë deri në 43 mijë e 500 vjet më parë.
“Sparta me shumë mundësi është kafsha e epokës së akullit e ruajtur më mirë deri sot”, tha Love Dalen, një profesor i gjenetikës evolucionare në Stockholm. “Boris është pak më i dëmtuar, por sërish në gjendje të mirë”.
Këlyshët nuk kanë qenë më shumë se një ose dy muajsh kur kanë ngordhur. Shkaku i vdekjes po ashtu nuk ka qenë i qartë. Por, minimalisht, është përjashtuar opsioni se janë vrarë nga një grabitqar tjetër.
Një ndër opsionet është ajo e vdekjes gjatë një rrëshqitje dheu. Kjo mund të ketë bërë të mundur edhe varrosjen e menjëhershme të tyre dhe prezervimin ideal.
Ngjashmëritë me luanët e pranishëm sot në Afrikë, është jo e vogël. Por, teste të tjera duhet të kryhen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit