Regjisori anglezo-amerikan, Bernard MacMahon, tashmë ka bërë të ditur edhe emrin e dokumentarit të përfolur të grupit legjendar të rokut Led Zeppelin, “Becoming Led Zeppelin”.
“Becoming Led Zeppelin, është një film që askush s’ka menduar se mund të bëhet”, tha MacMahon në një deklaratë.
“Ngritja meteorike e bendit në gjithësi ishte e shpejtë dhe virtualisht e padokumentuar. Përmes kërkimeve intenzive nëpër tërë botën dhe vite restaurimi të audiove dhe vizualeve nëpër arkiva, më në fund kjo histori do të mund të tregohet”.
Data e publikimit të këtij dokumentari ende s’është bërë e ditur edhe pse është lajmëruar qysh në vitin 2019.
Dokumentari do të përfshijë intervista me tre anëtarët e gjallë të grupit – Jimmy Page, Robert Plant, dhe John Paul Jones – që këtë dokumentar e bën të parin film ku ata marrin pjesë.
Bernard MacMahon në vitin 2017 ka drejtuar dokumentarin “American Epic”, ku gjurmohen rrënjët e hershme të muzikës amerikane të viteve 20. Këtë film më së miri e ka mirëpritur vetë kitaristi i Led Zeppelin, Jimmy Page.
“Kur pashë gjithçka që Bernard kishte bërë si vizualisht ashtu edhe me audion, për arritjet e jashtëzakonshme që është ‘American Epic’, e dija se ai do të ishte i kualifikuar për të treguar historinë tonë”, kishte thënë Page në 2019-ën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meghan Markle “terrorizohet” nga dokumentari që pritet të sjellë në pah të kaluarën e saj
-
“The Wicked”, sjellë personazhet e filmit me risi në personalitetet e tyre
-
Furiosa: A Mad Max Saga – Anya Taylor-Joy është e jashtëzakonshme, ndërsa ndjekja rifillon
-
Gjyla dhe Sheqa, ribashkohet çifti që kaq shumë u mungoi shqiptarëve
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE