Klubi i Juventus-i po kërkon me ngulm shërbimet e mesfushorit të talentuar të Sassuolo-s, Manuel Locatelli-t. Përpos interesit të “Zonjës së Vjetër”, për mesfushorin ka interes të madh edhe nga Arsenal-i, që ofrojnë më shumë për kartonin e italianit.
Bardhezinjtë dërguan ofertën e parë te Sassuolo, por që u refuzua nga këta të fundit. Huazim për një vit dhe detyrim blerje në fund të sezonit për 30 milionë euro, ishte ofera e parë, ndërkohë që Sassuolo nuk e lëshon talentin e saj pa 40 milionë euro.
Tashmë, Juventus-i ka riformuluar ofertën për ish-lojtarin e Milan-it, raporton e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Oferta e re për Sassuolo-n do të jetë: 5 milionë euro për huazimin, 20 milionë euro të tjera që do të jepen deri në vitin 2023, 7 milionë euro në formën e bonuseve dhe 25% e kartonit në rastë shitje të mëvonshme.
Kjo ishte oferta e drejtorit sportiv të Juventus-it, Federico Cherubini, që ka ofruar një zgjidhje efikase për të dy klubet dhe natyrisht për të tejkaluar ofertën e “Topçinjëve” të Londrës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohet ndarja e tribunave për dy finalet, Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Vllaznia
-
“Isha më i mirë, fitoren ia dhanë për shkak të Ukrainës”, Fury pasi u mposht nga Usyku
-
Apolonia fiton Kupën e Shqipërisë për vajza
-
Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Nga Emiljano Shullazi te Albert Zaja, dalin sot para gjykatës 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Kusari-Lila: S’ka kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit