Pas filmit debutues që arriti ta pozicionoj Kosovën në Berlinale, edhe filmi i dytë i regjisorit, Samir Karahoda,”Pa vend”, është bërë filmi i parë nga Kosova që përzgjidhet në mesin e dhjetë filmave të shkurtër, që do të garojnë për “Palmën e Artë”, në kompeticionin zyrtar të festivalit të madh të Cannes në Francë.
“Pa vend”, kishte filluar xhirimet gjatë shtatorit të vitit të kaluar teksa pranë audiencës shtjellon historinë e një klubi të ping pongut “Lidhja e Prizrenit”, me një ndërthurje të momenteve të protagonistëve nga paslufta në përshtatje të situatës së sotme.
Filmi është i zhanrit “docu-fiction” dhe përcjell përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dh Ermeganit, të cilët janë të udhëhequr nga trajneri i tyre, Rifati, me porosinë e mbajtjes gjallë të sportit të ping pongut në Kosovë, duke e zhvilluar atë edhe në gjenerata të reja.
Mes tjerash, lajmin për përzgjedhjen e këtij filmi drejt çmimit “Palma e Artë”, e ka bërë të ditur edhe vetë Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, të cilin e ka titulluar – “Pa vend në Cannes, në konkurrencë për Palmën Artë”.
“Personalisht i uroj dhe përgëzoj anëtarët e klubit të ping pongut “Lidhja e Prizrenit” në krye me trajnerin Rifat Rifati për sukseset e tyre pavarësisht rrethanave të cilët akoma vazhdojnë stërvitjet në kushte jo normale”.
“Është një histori unike, një rrëfim për dashurinë ndaj sportit dhe një luftë e heshtur ndaj diskriminimit. Vlerësimi nga një festival siç është Cannes na bënë edhe më krenar si ekip dhe dua t’i falenderoj të gjithë për kontributet e tyre individuale”, ka theksuar regjistori i filmit, Samir Karahoda.
Ndryshe, producent i filmit është Eroll Bilibani me montazh të Enis Saraçit teksa është produksion i shtëpisë filmike “SK Pictures”.
Filmi është i mbështetu nga; Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit, Dokufest e disa kompani të tjera vendore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meghan Markle “terrorizohet” nga dokumentari që pritet të sjellë në pah të kaluarën e saj
-
“The Wicked”, sjellë personazhet e filmit me risi në personalitetet e tyre
-
Furiosa: A Mad Max Saga – Anya Taylor-Joy është e jashtëzakonshme, ndërsa ndjekja rifillon
-
Gjyla dhe Sheqa, ribashkohet çifti që kaq shumë u mungoi shqiptarëve
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE