Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Kosovë, Niman Bardhi në konferencë për media ka bërë të ditur se deri më tani në niveli vendi janë vaksinuar 37 mijë persona.
“Deri në këto momente në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar 2 mijë e 100, ndërsa nga dita e parë janë vaksinuar 37 mijë të vaksinuar në nivel vendi”, tha Bardhi.
I pyetur për tollovinë e djeshme para “1 Tetorit”, ai tha se është me rëndësi që të vazhdohet me procesin e vaksinimit, ndërkaq shtoi se shpreson dhe beson se raste të tilla nuk do të përsëriten më.
“Gjëra që ndodhën, ndodhën. Shpresojmë dhe shumë besojmë që gjërat e tilla nuk do të përsëriten. Me rëndësi është që ne të vazhdojmë me procesin e vaksinimit. Të gjithë ata që nuk janë thirrur për tu konfirmuar nuk vaksinohen në sallën “1 Tetori”. Jemi duke vaksinuar me AstraZeneca”, tha ai.
Bardhi, sqaroi se në palestrën sportive “1 tetori”, do të vaksinohen të gjithë ata që janë telefonuar nga Qendra Operative Emergjente.
“Jemi duke vazhduar me vaksinimin e të moshuarve mbi 65 vjeç, ku deri në këto momente kemi vaksinuar 165 persona, me vaksinën AstraZeneca, gjithmonë me prioritet të gjithë ata që janë kontaktuar nga Qendra Operative Emergjente për ata persona që kanë aplikuar online”, u shpreh ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Grenell i kishte sugjeruar Trump-it që ta vizitojë Thaçin në Hagë, thotë NYT
-
Raporti: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banja
-
Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Shteti dhe qytetarët kaluan një test të rëndësishëm
-
Gërvalla e njofton kongresistin amerikan për “shtrirjen e sovranitetit” në të gjithë territorin e Kosovës
Lajmet kryesore
-
SHBA dhe BE bashkojnë forcat për Ballkanin: Mekanizëm kundër dezinformimit dhe propagandës ruso-kineze
-
Vendet evropiane të marrin shembull nga marrëveshja jonë me Shqipërinë për emigrantët, thotë Meloni
-
Washingtoni i kujdesshëm, verdikti i Hagës është një armë shtesë për të ushtruar presion ndaj Netanyahut
-
Grenell i kishte sugjeruar Trump-it që ta vizitojë Thaçin në Hagë, thotë NYT