Media sociale, Facebook, ende po përballet me kritika të ashpra për planet e saj të hapjes së një versioni dedikuar grupmoshës nën 13 vjeç të aplikacionit në pronësinë e vet, Instagram-it.
Agjencia e lajmeve, CNN, tregon se 44 avokatë të përgjithshëm kanë nënshkruar një letër drejtuar Mark Zuckerberg-ut, shefit ekzekutiv të Facebook-ut, duke e nxitur atë për të hequr dorë nga planet e nxjerrjes së versionit të ri të Instagram-it për përdoruesit e rinj.
Me argumente që ravijëzojnë shqetësimet e shëndetit mendor dhe privatësisë, letra drejtuar tij vjen pak muaj pas ngritjes së shqetësimeve të ngjashme nga grupet e sigurisë së fëmijëve dhe Kongresit.
“Përdorimi i medias sociale mund të jetë i dëmshëm për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, të cilët nuk janë të pajisur për të lundruar në sfidat e të pasurit një llogari të mediave sociale”, shkruhet në letër.
Ajo vazhdon me “më tej, Facebook-u nuk ka arritur historikisht të mbrojë mirëqenien e fëmijëve në platformat e tij…planet e Facebook-ut për të krijuar një platformë ku fëmijët nën moshën 13 vjeç inkurajohen të ndajnë përmbajtje në internet është në kundërshtim me atë interes”, atë të avokatëve që janë në mbrojtje të sigurisë së fëmijëve.
Mirëpo, për vetë platformën, versioni i ri i Instagram-it do t’ju japë prindërve më shumë kontroll mbi aktivitetin e fëmijëve të tyre gjatë lundrimit në internet.
“Siç e di çdo prind, fëmijët tanimë janë në internet. Ne duam ta përmirësojmë këtë situatë duke dhënë përvoja që u japin prindërve dukshmëri dhe kontroll mbi atë që fëmijët e tyre po bëjnë”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë teknologjike.
Ai ka vazhduar se “ne jemi duke zhvilluar këto përvoja në konsultim me ekspertë të zhvillimit të fëmijëve, sigurisë dhe shëndetit mendor të tyre dhe me mbrojtësit e privatësisë”.
Zëdhënësi nuk ka shmangur as mundësinë për të bashkëpunuar me ligjvënësit dhe rregullatorët duke përfshirë edhe avokatët e përgjithshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kush është Ilya Sutskever, shkencëtari i shkëlqyer që u largua nga OpenAI
-
Si e ktheu inteligjenca artificiale një YouTuber-e ukrainase në ruse?
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
OpenAI konsideron të lejojë përdoruesit të krijojnë pornografi të krijuar nga AI
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit