Shqipëria

7-të persona në pranga gjatë 24-orëve të fundit


Policia e shtetit ka bërë me dije mëngjesin e 1 shkurtit se gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7-të shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.H, 18-vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vjedhje’. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një armë e ftohtë (dorezë metalike). Është ndaluar shtetasja M.H, 33-vjeç, banuese në Bulqizë, të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me një muaj burgim, për veprën penale ‘Vjedhje’, njofton policia.

Policia bëri te ditur gjithashtu se janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit: Xh.P, 26-vjeç, banues në Berat, për përndjekjen e një shtetase dhe K.S, 25-vjeç, pasi ka ofenduar dhe goditur një punonjës të policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit K.H, 20-vjeç dhe A.I, 29-vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore