Shqipëria

3 humbje jete dhe 625 raste me COVID-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar tre humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 625 persona.

Kjo ditë ka shënuar një ulje të rasteve të reja dhe të vdekjeve.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 166 pacientë, ku 22 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 579 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180 mijë e 229 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 2 mijë e 978 qytetarë. Janë kryer mbi 1.34 milionë testime totale dhe mbi 3 mijë ditore.

Aktualisht janë 8 mijë e 233 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore