Kosova

13 të akuzuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “ryshfet”


Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj 13 personave, 9 prej të cilëve zyrtar teknik të pylltarisë,  për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja dhe dhënia e ryshfetit”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj (13) personave të pandehur me inicialet S.M., B.U., H.B., R.U., B.B, I.H., A.B., A.A, N.A., H.N., A.K., R.A., dhe I.Q., në mesin e tyre nëntë persona zyrtar-teknik të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajit”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje Prokuoria bën të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 e 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore