Lajme

100 ditë (keq)qeverisje


Qeveria e Kosovës

Për 100 ditët e qeverisjes së Albin Kurtit, opozita ka kritika të mëdha. Nga skaneri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, puna 100-ditëshe e Kurtit s’ka ndonjë rezultat konkret.

Sipas opozitës, këto ditë të para të qeverisjes, Kurtin e kanë karakterizuar arroganca e numrave dhe qeverisja pa plan.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, në konferencë për media ka thënë se Vetëvendosje ka ndryshime radikale të qëndrimeve për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë udhëhiqej nga parimi jo negociata, ajo çfarë kemi parë në të vërtetë këtyre ditëve është transformimi i skajshëm nga qëndrimet jo negociata në dialog pa kushte”, ka thënë Mjekiqi.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore