Boterori 2022

đź”´LIVE: BelgjikĂ« – KanadĂ«


Ka përfunduar ndeshja, ku Belgjika ka fituar me vështirësi kundër Kanadasë, me anë të golit të Batshuayi-t në minutën e 44-të.


Kanë mbetur edhe pak minuta nga fundit, dhe asnjëra nga kombëtaret nuk po krijon raste të rrezikshme.


Kanadaja patën një mundësi të mirë me kokë, por për Courtois ishte një pritje e lehtë.


Pas një gabimi nga një lojtar i Kanadasë, Belgjika patën një mundësi shumë të mirë me anë të Batshuayi-t, i cili u vonua shumë për të goditur topin.


Këtu është harta e prekjeve të topit e Kevin De Bruyne nga një pjesë në të cilën ai kishte topin 15 herë.

Lojtari i vetëm që kishte më pak prekje ishte Junior Hoilett, me 14.


Deri më tani, tetë lojtarë kanadezë tani kanë pasur raste të mira për të shënuar.

Ndërsa te Belgjika, Michy Batshuayi është lojtari i vetëm i Belgjikës që ka provuar fatin në portën kanadeze.


Në minutën e 49-të, Jonathan David pati një mundësi shumë të mirë shënimi, por goditja e tij me kokë nuk arriti të rrezikojë portën belge.


Pjesa e dytë e ndeshjes ka filluar dhe Kanadaja do kërkojnë golin e barazimit gjatë këtyre 45 minutave të mbetura


Përfundon pjesa e parë në ndeshjes mes Belgjikës dhe Kanadasë.

Dueli ishte kryesisht i dominuar nga Kanadaja por Belgjika shfrytëzuan mundësinë që kishin dhe shënuan në minutën e 44-të.

Kanadaja pati shumë mundësi të mira shënimi të cilat nuk i shfrytëzuan.

Kanadaja patën edhe një mundësi për të shënuar nga penalltia, por Courtois ishte vendimtar kundër Davies, i cili e ekzekutoj goditjen nga pika e bardhë.


Kanadaja pati një mundësi shumë të mirë para përfundimit të pjesës së parë, por goditja nga Tajon Buchanan shkoi lartë mbi portë.


GOOOOOOOOOL! Michy Batshuayiii i jep epërsinë Belgjikës në minutën e 44-të.


Gjyqtari u kontaktua nga VAR, dhe ata thonë që nuk ka penallti për Kanadanë.


Richie Laryea u rrëzua në zonën belge dhe ka rrezik për penallti.


Jonathan David pati një mundësi shumë të mirë në zonën e rrezikshme të Belgjikës, por goditja e tij u ndal nga mbrojtësit belg.


Zonat e veprimit të hershëm dhe shifrat e zotërimit ilustrojnë se çfarë fillimi të ndritshëm ka bërë Kanadaja, duke mbajtur një pjesë prej më shumë se 68%.

Belgjika kishte 55% të lojës kur u përball me Holandën në ndeshjen e mëparshme konkurruese.


Belgjika kishin një mundësi shumë të mirë, të cilin e realizoi Eden Hazard, dhe u përfundua me Mitchy Batshuayi-n, por ky i fundit goditi lart mbi portë.


Kanadaja po insiston të shënojë pas penalltisë së humbur.

Ata nuk po ndalen së sulmuari, ishte një ndërhyrje e rrezikshme në zonën belge, por gjyqtari nuk referoi tjetër penallti.


COURTOIS! është ai heroi i Belgjikës, i cili i mbrojti penalltinë, lojtarit të Bayern Munich në minutën e 10-të.


Penallti për Kanadanë! Yannick Carrasco është ndëshkuar me karton të verdhë, dhe Alphonso Davies do ekzekutojë penalltinë.


Një goditje e fuqishme në zonë të Belgjikës, dhe tani referi ka ndaluar për një prekje me dorë nga ana e belgëve.


Në këtë fillim të ndeshjes, Kanada duken entuziast duke vrapuar me intensitet të lartë.

Ata provuan edhe të rrezikojnë portën belge, por goditjet u bllokuan.


Ka filluar ndeshja dhe të parët me topin janë Kanadaja.


“Në përgjithësi, Belgjikën ende e shoh si favorit, e shoh ende këtë si një lojë të mirë për ne për të filluar turneun”, tha Kompany.

Por, Vincent Kompany shtoi se ishte i shqetësuar për mbrojtjen belge, pasi sulmuesin e Kanadasë janë shumë të shpejt.


Vetëm një anëtar i ekipit të Kanadasë ka qenë gjallë herën e fundit që vendi luajti në Kupën e Botës.

Kapiteni Atiba Hutchinson ishte tre vjeç kur Les Rouges u shfaq në Meksikë në 1986.

39-vjeçari është lojtari i dytë më i vjetër jashtë fushës në historinë e Kupës së Botës pas Roger Milla të Kamerunit, i cili ishte 42 vjeç në 1994.


Belgjika dhe Kanada do të luajnë ndeshjen e dytë të Grupit F këtë të mërkurë.

Takimi do të zhvillohet në “Ahmad bin Ali Stadium” në ora 20:00.

Në anën tjetër, ndeshja e parë e Grupit F mes Kroacisë dhe Morocco-s përfundoi me rezultat të barabartë.

Tani njëra nga skuadrat do kenë mundësinë, të gjejnë fitoren dhe të zënë vendin e parë në Grupin F.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Roberto Martinez e ka rreshtuar Belgjikën me formacionin 3-4-3: Courtouis; Vertonghen, Alderweireld, Dendoncker; Carrasco, Witsel, De Bruyne, Castagne; Tielemans, Batshuayi, Hazard.

Në anën tjetër, trajneri i Kanadasë, John Herdman, ka rreshtuar ekipin e tij me skemën 3-4-3: Borjan; Johnson, Vitoria, Miller; Hoilett, Hutchinson, Eustaquio, Laryea; Buchanan, David, Davies.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore