Sport

Newcastle fundos Burnley-n


Newcastle ka shkëlqyer duke fituar 4-1 në transfertën e Burnley-t këtë të shtunë.

Burnley priti Newcastle-n për llogari të javës së 36-të në Premier League, ku dhe u mund me rezultatin e thellë 1-4 dhe si pasojë e shikon veten gjithnjë e më pranë rikthimit në Championship.

Callum Wilson hapi serinë e golave për miqtë në minutën e 19. Teksa në minutën e 35, Sean Longstaff do të dyfishonte shifrat. Bruno Guimaraes do të realizonte golin e tretë në minutën e 40.

Pjesa e dytë filloi po si e para, me miqtë në aksion për të shënuar. Alexander Isak humbi 11 metërsh në minutën e 52, por tre minuta më vonë do të arrinte të realizonte gol.

Dara O’Shea shënoi golin e nderit për vendasit në minutën e 86.

Aro Muriç ishte sërish në portë për Burnley-n dhe pavarësisht katër golave të pësuar, ai ishte lojtari më i mirë në skuadrën e tij dhe nga më të mirët në fushë.

Portieri dardan bëri shtatë pritje, pesë prej të cilave të ardhura nga gjuajtje nga brenda zonës së rreptësisë. Gjithashtu ai priti edhe penalltinë e Isak-ut.

Me fitoren e arritur, Newcaslte shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e gjashtë në Premier League. Burnley ka 26 pikë dhe qëndron në vendin e 19 në tabelën e Premier League.

Paralelisht me Burnley – Newcastle u zhvilluan edhe dy takime të tjera në Premier League: Sheffield 1-3 Forest dhe Brentford 0-0 Fulham.

Sfida hapëse e ditës në Premier League ishte ajo mes Arsenal-it dhe Borunemothu-it, ku “Topçinjtë” fituan 3-0. Ndërsa, ndeshja e fundit e ditës do të jetë mes Manchester City-t dhe Wolves-it, nga ora 18:30.

Java e 36-të në Premier League filloi të premten me duelin Luton – Everton, i përfunduar në barazim 1-1.

Të dielën do të luhen takimet: Brighton – Aston Villa, Chelsea – West Ham dhe Liverpool – Tottenham.

Crystal Palace – Manchester United do të mbyllë javën e 36-të në Premier League. Një duel i cili do të zhvillohet të hënën, më 6 maj.

Arsenali ngjitet në krye të Premier League-s

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore