Shqipëria

Kosova dhe Shqipëria heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj


Kufiri Kosovë-Shqipëri.

Kosova dhe Shqipëria, nga 1 maji do të kalojnë përmes pikave kufitare të përbashkëta me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të ardhshme.

Kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes së lirë deri tani ka qenë vetëm për 4 muajt e verës.

Ndërkaq, më 12 prill u fuqizua marrëveshja për lëvizjen e lirë në zonat ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë në 26 vendkalime të ndryshme.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 13 prill mes ministrit të Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe atij të Shqipërisë, Taulant Balla.

“Dje nënshkruam lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit në pikën kufitare Morinë-Kukës. Ky proces i lehtësimit të kalimit kufitar nga 4 muaj që është zbatuar deri më tash, tani e tutje do të jetë 9 muaj brenda vitit”, kishte shkruar Sveçla.

Nga ministri Svecla, ishte thënë se përkushtimi do të vazhdojë për zgjerim të bashkëpunimit në fushat e dy ministrave, me qëllim që qytetarët të lëvizin, të punojnë dhe të ndërveprojnë lirshëm.

Edhe më 5 shtator të 2023-së, ishte publikuar në fletoren zyrtare marrëveshja Shqipëri-Kosovë për lehtësimin e procedurave doganore.

Ajo ka një kohëzgjatje prej pesë vitesh dhe mund të ripërsëritet.

Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është promovimi i tregtisë, heqja e barrierave dhe lehtësimi i procedurave të kontrollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore