Shqipëria

Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset


Një person 50-vjeçar, i cili udhëtonte me biçikletë, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku sipas një raportimi policor, një mjet i tipit Benz ka kaluar me shpejtësi mbi trafikndarësen dhe ka përplasur fillimisht një makinë tjetër, më pas çiklistin dhe ka përfunduar brenda një lavazhi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, kur automjeti me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist, shtetasin F. Gj.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore