Sport

Zyrtare: El Shaarawy rikthehet te Roma


Stephan El Shaarawy është zyrtarisht lojtari më i ri i Roma-s. Lojtari erdhi si transferim i lirë, pas mbarimit të kontratës me kinezët e Shanghai Greenland Shenhua-së. Për sulmuesin ky do të jetë rikthim te verdhekuqtë, pas eksperiencës së mëparëshme nga 2016-2019.

Të shtunën e 30 janarit, sulmuesi ka kryer vizitat mjeksore në Villa Stuart. Faraoni do të jetë pjesë e kryeqytetasve për dy sezone e gjysëm.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer”-ka thënë për mediat italiani.

El Shaarawy më herët me Roma-n, numëron 139 precenca, në të gjitha kompeticionet, ku realizoi 40 gola dhe dhuroi 26 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore