Sport

Zyrtare: De Paul transferohet te Atletico Madrird


Argjentinasi, Rodrigo De Paul, tashmë edhe zyrtarisht është blerja më e re e skuadrës së Atletico Madrid.

Këta të fundit, kishin arritur marrëveshje më herët me Udinese-n, për shumën e 35 milionë eurove, për ta lënë të lirë tashmë ish-kapitenin e tyre.

Mirëpo transferimi ndodhi pasi futbollisti u kthye nga Brazili, ku ishte i angazhuar në “Copa America” me kombëtaren e tij, Argjentinën, të cilët u shpallën kampionë.

De Paul ka nënshkruar kontratë me madrilenët, që do ta mbajë të lidhur deri në qershor të vitit 2026, derisa përfitimet financiare, ende nuk janë bërë të ditur.

Kujtojmë që mesfushori argjentinas pati paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar me Udinese-n, derisa gjatë 38 ndeshjeve në të gjitha garat, realizoi nëntë gola dhe dhuroi 10 asistime.

Derisa, para se të transferohej në Itali, De Paul ka luajtur edhe më herët në Kampionatin e panjës, gjatë viteve 2014 deri në 2016, me skuadrën e Valencia-s, por pa arritur të lërë gjurmë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore