Lajme

Shala për Albanian Post: Konkursi për Kryeprokuror të Shtetit jep sinjalet e para të mosbashkëpunimit mes KPK-së dhe ndërkombëtarëve


Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka thënë për Albanian Post se edhe për institucionin që e përfaqëson ka qenë befasi shpallja a konkursit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, për Kryeprokuror të Shtetit.

Madje sipas saj, “ky nxitim dhe injorim i vullnetit nga partnerët ndërkombëtarë jep sinjalet e para për mungesës së bashkëpunimit për një proces sa më transparent dhe profesional”.

Ajo thekson se hapja e konkursit ndonjë mund të jetë sipas legjislacionit, ka qenë befasi edhe për MD-në.

“Shqetësimi është shprehur edhe nga Britania e Madhe si kontribuues dhe mbështetës te vazhdueshëm të sistemit prokurorial në Kosovë”, tha Shala.

Sipas Shalës, Britania procesin e për zgjedhjes së Kryeprokurorit e konsiderojnë një proces shumë të rëndësishëm, nisur nga gjendja në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë dhe ai prokruorial.

Zëvendësministrja Shala theksoi se procesi duhet ta ketë vëmendjen dhe të jetë transparentë dhe profesional, që të mundësojë një garë e proces me të cilin do të dalë një Kryeprokuror me integritetin më të lartë moral, profesional dhe përgjegjësi kushtetuese e ligjore.

“Kjo është shumë e rëndësishme për sundimin e ligjit për vendin dhe qytetarët e Kosovës”.

Ajo ka potencuar se së shpejti e procedojnë në Kuvend të Kosovës pakon ligjore për sistemin prokurorial dhe reformimin në KPK.

Ndërkaq KPK përmes një njoftimi për media ka njoftuar se i ka njoftuar me kohë të gjithë partnerët ndërkombëtarë për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, duke demantuar Ambasadën e Britanisë së Madhe.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, ashtu siç ka marrë vendim për shpalljen e konkursit, duke u bazuar në afatet ligjore, do të vazhdojë të gjitha procedurat deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, duke respektuar ligjet dhe aktet e tjera nënligjore që rregullojnë këtë proces”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

“Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës, sikurse në proceset e tjera, edhe në këtë proces do të ftojë partnerët ndërkombëtarë për monitorim, me qëllim që të jetë sa më transparente zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme që po japin partnerët ndërkombëtarë, “andaj edhe do të vazhdojë të bashkëpunojë për të gjitha proceset e sistemin prokurorial të Kosovës, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së vazhdueshme të efikasitetit të këtij sistemi”.

Ndërsa në reagimin e Ambasadës, thuhet se ata kishin ofruar mbështetje për rekrutimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues”, thuhet në komunikatën e Ambasadës Britanike.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në takimin e parë të mbajtur më 11 janar të vitit 2022, ka marrë vendim që të shpallë konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo për arsyeje se Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill të vitit 2022.

Konkursi për këtë pozitë do të jetë i hapur 15 ditë pas shpalljes së tij, duke filluar nga data 17 janar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore