Jetesë & Stil

Zbulohen arsyet se pse, Princi Harry dhe Meghan Markle, dhanë intervistën e tyre për Oprah Winfrey


Intervista e bujshme e Princit Harry dhe Meghan Markle përballë prezantueses, Oprah Winfrey, bëri gjiron e globit pas deklaratave të tyre kundër Familjes Mbretërore.

Madje, për këtë intervistë kureshtja nuk është shuar ende, pasi që ajo akoma vijon e diskutohet lartë e poshtë në mediat angleze dhe ato botërore.

Së fundmi, mediat e huaja kanë shpalosur disa detaje që përfshijnë arsyet se pse çifti, Princ Harry dhe Meghan Markle, nënshkruan intervistën për Oprah Winfrey.

Sipas, “The Sun”, Duka i Sussex, kishte humbur “kontrollin”, pas një debati rreth titujve të tij mbretërorë.

“Harry dhe Meghan ishin shumë të mërzitur para intervistës me Oprah, sepse ndarja përfundimtare nga familja mbretërore sapo ishte nënshkruar dhe përfshinte edhe që Harry nuk do të mbante më rolet e tij ushtarake”

“Kjo ishte ajo që e zemëroi kaq shumë. Ai është shumë emocional dhe rolet e tij ushtarake ishin shumë të rëndësishme për të, duke pasur parasysh se ai shërbeu për një kohë të gjatë”, tha një burim i të përditshmes “The Sun”.

Ndryshe, me 12 shkurt të këtij viti, si vendim mbi ndarjen përfundimtare të Princit Harry nga Familja Mbretërore, Mbretëresha i hoqi atij tre titujt kryesor.

Të zhgënjyer me vendimin e Mbretëreshës, dyshja, Harry e Meghan, nënshkruan intervistën me Oprah.

Intervista është xhiruar vetëm disa ditë më vonë, pas vendimit të Mbretëreshës e vetëm disa orë më vonë pasi Princi Philip u shtrua në spital.

Burime të tjera, tregojnë se – “Funksionet ushtarake të Princit Harry, u hoqën nga frika se drejtuesit e televizioneve mund t’i përdornin ato për të promovuar dokumentarët e tij në platformën ‘Netflix’

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore