Përballje

Wizards gjunjëzojnë Nets në sekondat e fundit të ndeshjes


Ndeshja mes Washington Wizards dhe Brooklyn Nets dhe mes dy ish bashkëlojtarëve Rusell Westbrook dhe Kevin Durant ishte njëra nga duelet më të bukura dhe më tensionuese të këtij sezoni, që përfundoi me rezultat 149-146 ne favor të Wizards.

Pavarësisht se Nets shënuan 146 pikë,  Wizards arritën të marrin fitoren nga duart e tyre duke shënuar dy tre-pikesha vendimtar në 10 sekondat e fundit të lojës.

Më të dalluarit tek Nets ishin Kevin Durant me 37 pikë, 6 asistime dhe 7 kercime,  Kyrie Irving me 26 pikë e 8 kërcime dhe Joe Harris i cili kishte lojën më të mirë të sezonës duke shënuar 30 pikë me 8 tre-pikësha.

Sidoqoftë, kjo nuk i ndali ekipin nga Washingtoni. Më të dalluarit tek Wizards ishin Russell Westbrook dhe Bradley Beal të cilët shënuan dy trepikëshat e fundit për të fituar ndeshjen.

Westbrook mbushi statistikat e tij me 41 pikë, 8 asistime dhe 4 kërcime, ndërsa  Beal me 37 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

Brooklyn Nets mbesin në vendin e dytë në konferencën lindore me një rekord prej 13 fitoreve dhe 9 humbjeve.

Ndërsa Washington Wizards gjenden në vendin e fundit të konferencës lindore me rekord prej 4 fitoreve dhe 12 humbjeve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore