Kosova

AAK me rezolutë në Kuvend: Shkarkimi ose dorëheqja e Kurtit, pastaj shpërndarja e Kuvendit


Albin Kurti

Kuvendi i Kosovës, të premten, do të mbajë një seancë plenare ku do të shqyrtohet edhe draft-rezoluta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK-ja përmes rezolutës të premten do të kërkojë që “Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkimin e saj”.

Pas dorëheqjes apo shkarkimit, sipas draft-rezolutës së AAK-së, mund të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

Draft-rezoluta e propozuar nga AAK-ja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ishte opozitari i vetëm i cili pranoi ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për takim më 13 maj ku mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare doli të jetë tema kryesore.

Ftesën e Kurtit për këtë takim e refuzoi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK.

Si LDK ashtu edhe AAK argumentuan se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm nëse kryeministri Albin Kurti jep dorëheqje.

Sipas tyre kërkesa e PDK-së për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës është e pakuptimtë.

Në anën tjetër partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Për LVV-në shkuarja në zgjedhje varet nga partitë opozitare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore