Shqipëria

Vetëvritet punonjësi i Portit të Durrësit, vuante nga depresioni


Është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt.

Sipas Policisë, nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Burime bëjnë me dije se shtetasi ishte punonjës në Portin e Durrësit.

38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë të mitur. Bashkëshortja e tij ishte me urdhër-mbrojtje dhe prej disa kohësh 38-vjeçari nuk lejohej t’i afrohej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore