Lajme

“Vetëvendosje na ka lënë shtatë vjet pa liberalizim të vizave, sot kanë fytyrë me dalë me bë fushatë për liberalizim”


Foto: Albanian Post

“Lëvizja Vetëvendosje na ka lënë shtatë vjet pa liberalizim të vizave, sot kanë fytyrë me dalë me bë fushatë për liberalizim!”, ka thënë deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Këto komente ajo i bëri pasi që këtë të enjte, ka filluar fushata informuese për liberalizimin e vizave në sheshin “Skënderbeu”, ku mori pjesë edhe Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti.

Akuzat e Bajramit në drejtim të partisë në pushtet vijnë pasi që të njëjtit, me qëndrimin që kishin mbajtur për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, pra me protestat masive dhe hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend në përpjekje për ta ndaluar miratimin e kësaj marrëveshje, ishin akuzuar se kishin penguar procesin e liberalizimit të vizave.

Hykmete Bajrami

Ndryshe, Kurti në fushatën informuese për liberalizimin e vizave në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka deklaruar se nga 1 janari nga qytetarët e Kosovës, mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, por që s’do të kenë mundësi të udhëtojnë për punë dhe studime.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se shkelja e rregullave mund të penalizojë me ndalim hyrje në zonën Schengen deri në 5 vjet.

“Liberalizimi edhe pse do të thotë lëvizje e lirë, megjithatë duhet të kemi kujdes sepse përmban rregulla. Duhet të keni pasaportë, mund të udhëtoni vetëm 90 ditë prej 180 ditësh, dëshmi se ku do të qëndroni, mjete të mjaftueshme financiare dhe biletë kthyese”, deklaroi Kurti.

Duke thënë se një fushatë e ngjashme siç u mbajt në Prishtinë të enjten do të vazhdoj të mbahet edhe në komunat e tjera.

“Përgjatë tetorit dhe nëntorit pritet që fushata të zhvillohet në shumë komuna të Kosovës anë e mbanë. Stafi i kryeministrisë tashmë ka mbajtur takime me hisedarë të ndryshëm duke përfshirë edhe komunat e Republikës, komunitetet e vendit dhe Odën e Turizmit për t’ua shpjeguar rregullat lidhur me liberalizimin e vizave”.

“E kemi përjetuar bashkërisht që ky proces ka qenë i tej zgjatur dhe i vonuar për qytetarët e Kosovës”.

Ai tutje ka pohuar se deri tek liberalizimi i vizave kanë ardhur përmes një procesi të vështirë, por që këtë e kanë bërë vetëm që vendi i tyre t’i bashkohet këtij procesi demokratik.

Kurti për liberalizimin e vizave: Qytetarët s’mund të udhëtojnë për punë dhe studime

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore