Lajme

Vdes një 37-vjeçare nga Lipjani – Policia e cilëson vdekje të dyshimtë


Një femër 37-vjeçare është gjendur e vdekur në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit, të hënën pasdite.

Zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës. Agron Borovci, ka thënë për Albanian Post se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit”, tha Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, femër, 37 vjeçare”.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore