Sport

Varane largohet nga Real-i, kush është favorit për transferimin e tij?


Në një konferencë për shtyp para ndeshjes përballë Chelsea-s në Champions League, mbrojtësi I Real Madrid-it, Raphaël Varane, thuajse ka konfirmuar largimin.

Javëve të fundit ka pasur shumë raportime që ai do të largohet nga Real Madrid-i, dhe ai në një mënyrë e konfirmoi sot këtë gjë.

“E ardhmja ime është e qartë”, tha ai.

“Por”, vazhdoi Varane, “për momentin jam i fokusuar te fundi i sezonit me Real Madrid-in”.

28-vjeçari francez ka një dekadë tani te Los Blancos, dhe duket që epoka e tij në “Bernabeu” po vjen drejt fundit.

Të interesuar për shërbimet e tij janë klubet e Premier League-s, Manchester United dhe Chelsea, dhe skuadra franceze, Paris Saint-Germain.

Por, favorit për shërbimet e tij konsiderohen pikërisht rivalët e Real Madrid-it në Champions, Chelsea.

Skuadra angleze është e gatshme të ofrojë atë çka kërkojnë madrilenët dhe të përmbushë gjithë kërkesat e francezit.

Me ardhjen e Alaba-s që tani është e pashmangshme, Real Madrid-i duket se do të ndryshojë gjithçka në mbrojtje.

Ramos nuk po rinovon kontratën dhe Varane po largohet, Marcelo është në vitet e fundit të karrierës kurse Carvajal vuan shumë nga lëndimet.

Epoka e ndryshimit të kohërave në Madrid, duket se po fillon nga mbrojtja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore