Shqipëria

Urimi i Imzot Angelo Massafra për Pashkët: Le ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme


Imzot Angelo Massafra, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, ka uruar katolikët për festën e pashkës.

Ai, përmes një mesazhi, u ka drejtuare thirrje atyre të heqin mllefin nga zemrat, të heqin dëshirën për të shfrytëzuar tjetrin me ryshfet dhe korrupsion.

Imzot Angelo Massfara ka thënë se nuk mjafton “të bëjmë shpallje paqeje, por është e nevojshme para së gjithash të kemi paqe në zemër”.

E gjitha për ta bërë Shqipërinë vend të jetueshëm e për ta mos braktisur.

“Në vend që të ankohemi gjithmonë e të braktisim Atdheun tonë, të gjithë së bashku e secili prej nesh të veprojë në mënyrë që Shqipëria jonë të behet më e jetueshme”, ka theksuar ai.

Sipas tij, secili duhet ta bëjë detyrën e vet me korrektësi, transparencë e drejtësi, “pa kërkuar asgjë që nuk na takon me ligj në çdo sektor: në pazar, në shkolla, në universitet, në gjyqe dhe në sektorin e shëndetësisë! Të jemi solidarë me më nevojtarët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore