Përballje

Turpërohen kombëtaret më të forta në botë, mposhten Belgjika, Franca dhe Kroacia


Ndeshjet e së shtunës në Nations League ishin interesante dhe të befasishme.

Dueli mes Belgjikës dhe Holandës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:4.

Të parët që shënuan ishin Holanda, të cilët gjetën golin në minutën e 40-të, me anë të Steven Bergwijn.

Në pjesën e dytë, për 15 minuta, holandezët arritën të shënojnë edhe tre gola me anë të Memphis Depay e Denzel Dumfries.

Goli i nderit për Belgjikën erdhi në minutën e 93-të, të cilin e shënoi Michy Batshuayi.

Në anën tjetër ka humbur edhe Franca kundër Danimarkës me rezultat 1:2.

Golin e parë e shënoi Franca me anë të Karim Benzema në minutën e 51-të, por gjithçka ndryshoi deri në fund.

Danimarka gjetën golin e barazimit në minutën e 68-të me Andreas Cornelius, ndërsa golin e fitores për Danimarkën e shënoi përsëri Cornelius.

Së fundmi, u poshtërua edhe Kroacia, të cilët u mposhtën nga Austria me rezultat 0:3.

Marko Arnautovic gjeti golin në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë për të thelluar epërsinë u përkujdesën Sabitzer e Gregoritsch.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore