Lajme

Tunizia huazon 300 milionë dollarë nga Algjeria


Një pamje e përgjithshme tregon një rrugë të zbrazët në Sidi Bou Said, një destinacion tërheqës turistik, mes një bllokimi të koronavirusit, Tunis, Tunizi, 1 Prill 2020. (Reuters)

Pak para vizitës së Presidentit të Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune në Tunizi, u lajmërua se Tunizia ka pranuar një hua prej 300 milionë dollarësh nga Algjeria.

Gazeta zyrtare e Tunizisë bën të ditur se presidenti Kais Saied ka nënshkruar një ujdi të arritur më 9 dhjetor “për një hua me vlerë prej 300 milionë dollarësh”, lajmëron agjencia e lajmeve “Asharq al-Aawsat”.

Financat publike të Tunizisë kanë qenë të pakta për më se një dekadë paqëndrueshmërie politike, si rezultat i mungesës së investimeve dhe problemeve të tjera strukturore.

Kështu borxhet i afrohen 100 për qind të GDP-së dhe papunësisë në 18 për qind të popullatës së përgjithshme.

Ekonomia tuniziane, që nga revolucioni i vitit 2011, ka shënuar ngritje tejet të vogël, me vetëm 0.6 për qind, kurse inflacioni ka shënuar ngritje për gjashtë për qind për vit.

Mjedisi, aspak mikpritës ekonomik, ka shkurajuar investitorët.

Pandemia e ka shndërruar situatën në zymtësi në vend, duke ulur punësimin në sektorin më vital turistik.

Çmimet e larta të mallrave të konsumit kanë tronditur rezervat dhe thatësia atmosferike ka goditur fermerët, raporton Agjencia e Lajmeve “AFP”.

Tunizia pranon ndihmë ekonomike nga Bashkimi Evropian dhe po synon një program të katërt ndihmë-kërkues brenda 10 vitesh në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që, deri në fund të vitit, të arrijë një hua prej 4 miliardë dollarësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore