Lajme

Trump: Gjyqtari urdhëron lëshimin e dokumenteve të gjykatës për urdhër-kontrollin


Gjyqtari amerikan ka urdhëruar hetuesit të lëshojnë një version të redaktuar të dokumenteve gjyqësore që e bindën të autorizonte kontrollin e pasurisë së Donald Trump.

Dokumenti që përfshin provat e mbledhura nga prokurorët mund të zbulojë detaje të reja rreth hetimit.

Departamenti i Drejtësisë e ka kundërshtuar lëshimin e një versioni të pacensuruar në mes të hetimeve të tij në vazhdim.

Kërkimi i FBI-së ishte pjesë e një hetimi për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve. Donte të shihte nëse Trump kreu krim duke i trajtuar në mënyrë të pahijshme të dhënat e qeverisë kur ai i çoi ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago.

Kjo pasi administrata e tij nuk ishte më.

Presidentëve të SHBA-ve u kërkohet të transferojnë dokumente dhe email në Arkivin Kombëtar kur largohen nga detyra.

Ish-presidenti amerikan ka mohuar keqbërjen dhe këmbëngul se dosjet e klasifikuara që hetuesit thonë se u gjetën në Florida ishin deklasifikuar tashmë nga vetë ai.

Sakaq, gjyqtari i magjistraturës amerikane Bruce Reinhart urdhëroi që deklarata të lëshohej me redaktime deri në mesditën e së premtes.

Sipas tij, prokurorët kishin demonstruar një “arsye bindëse” për të errësuar pjesë të dokumentit, i cili do të zbulonte identitetin e dëshmitarëve, agjentëve të zbatimit të ligjit dhe palëve të pa akuzuara.

Po ashtu edhe “strategjinë, drejtimin, shtrirjen, burimet dhe metodat e hetimit”.

Ky vendim erdhi menjëherë pasi Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se i kishte dorëzuar gjyqtarit një kopje të deklaratës me redaktimet e propozuara.

Edhe në formë të redaktuar, deklarata mund të japë të dhëna se përse Trump dyshohet se ka marrë me vete dokumente të klasifikuara në ditët e fundit të presidencës.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore