Së fundmi diva e muzikës pop, Rihanna i është bashkuar partnerit të saj, reperit, A$AP Rocky për një takim biznesi në New York, e veshur me një xhaketë të madhe nga marka Junya Watanabe.
Nga kriza e pandemisë globale, rikujtojmë se u prek edhe 33-vjeçarja.
Biznesi i saj i famshëm i veshjeve “Fenty” ishte duke falimentuar totalisht. Linja e modës, e themeluar në 2019, hyri në histori si marka e parë luksoze e drejtuar nga një grua me ngjyrë, konkretisht nga diva e muzikës pop, Rihanna.
Rihanna nuk gabon dhe nuk zhgënjen kurrë me stilin e saj. Ikona e modës e kombinoi pamjen e saj me taka të markës “Luis de Javier”, një kapelë bejsbolli R13 dhe një çantë “Goyard”.
Duke i shtuar më shumë bukuri pamjes, Rihanna kishte veshur edhe një palë pantallona të shkurtra, të bardha nën xhaketën e saj gjigande.
Ndoshta nuk është një veshje zyrtare, por Rihanna është Rihanna!
Si ju duket stili i saj?
Rikujtojmë, se reperi A$AP ROCKY ka konfirmuar lidhjen me Rihanna-n dhe duket se gjërat janë shumë serioze pasi ai e ka konsideruar atë si dashurinë e jetës dhe gruan e tij.
Nëse ju ka shpëtuar, në një video që po qarkullon në internet e cila është bërë menjëherë virale, këngëtarja e famshme dhe i dashuri i saj u panë duke u përpjekur të futeshin në një lokal në New York City, ku roja i sigurisë, me sa duket, e ndaloi çiftin të hynte për shkak se nuk kishin mjet identifikimi me vete.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tom Selleck zbulon pse ai pothuajse refuzoi një kërcim me Princeshën Diana në darkën e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1985
-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
Lajmet kryesore
-
Mustafa për AP: Paradoksal dhe jo-serioz propozimi i Qeverisë për Asociacionin që s’e ka trajtuar dialogu
-
Vula e PD-së, Apeli cakton datën e gjykimit
-
Dëshmia rrëqethëse e një neurokirurgu amerikan që shkoi në Gaza për të shpëtuar jetë
-
“Paaftësi”, “papërgjegjësi”, “joseriozitet”, “fitore e pushtetit, jo e shtetit”, shansi i humbur për t’u anëtarësuar në KiE