Shqipëria

Transportuan emigrantë të paligjshëm, arrestohet 22-vjecari


Një shtetas 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi tentuan të transportonin dy emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi S. P., 22 vjeç, nga Lezha u kap në vendin e quajtur “Ura e Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, dy emigrantë të paligjshëm.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. J., 23 vjeç, po ashtu banues në Lezhë, u shpall në kërkim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore