Sport

Toni Kroos, preferenca e parë e Newcastle


Newcastle dëshiron të blejë yllin e Real Madridit, Toni Kroos, raporton gazeta El Nacional.

31 vjeçari, Kroos, konsiderohet si një nga mesfushorët më të kompletuar, por ai është afër fundit të karrierës së tij dhe ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me kushtet e tij që mbarojnë në vitin 2023.

Pasi Newcastle u bë skuadra me pronarin më të pasur në sportin e futbollit, i mbështetur nga Arabia Saudite, klubi ka shumë para për të shpenzuar për të riformuar ekipin me lojtarë të rinj.

Raporti pretendon se ata duan të blejnë Kroos për 25 milion funta, gjë që duket ambicioze pasi gjermani do largohej nga klubi më i madh në histori për të luftuar për mbijetesë në Premier League.

Deri më tani, Newcastle radhiten në pozitën e 19-të në Premier League me katër pikë, të cilët po ashtu do përballen kundër vendit të parë, Chelsea-t, në ora 16:00.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore