Shqipëria

Thyen arrestin e shtёpisё për tё transportuar sërish emigrantё tё jashtёligjshёm, në pranga 31-vjeçari


Ёshtё goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Ngjarja ka ndodhur nё qytetin e Korçёs dhe nё pranga janё vendosur dy persona, njёri prej tё cilёve, sipas njoftimit tё policisё, kishte thyer masёn e sigurisё “Arrest nё Shtёpi”.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, shtetasin D. Gj., 47 vjeç, i cili me mjetin tip “Lancia”, po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm.

Këtyre të fundit, kundrejt shpërblimit, u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Të implikuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje ishin edhe shtetasit E. R. 22 vjeç dhe K. L., 31 vjeç për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Policia ka njoftuar se arriti tё arrestojë 47-vjeçarin, e kapur nё flagrancё, dhe njё prej bashkёpunёtorёve 31-vjeçarin, K.L.

Ёshtё shpallur ndёrkohё nё kёrkim bashkёpunёtori tjetёr i dyshuar, shtetasi E.R..

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore